Si e transformoi pamjen në Greqi i shumëkërkuari Jani Aliaj për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e transformoi pamjen në Greqi i shumëkërkuari Jani Aliaj për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare

    Insajderi
    09 January 2025 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jani Aliaj është arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit në Athinë.

    Top Channel nga burime policore në Greqi siguron foto të shumë kërkuarit të drejtësisë Jani Aliaj.

    Ai u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.

    Jani Aliaj si ka qenë më parë.

    Jani Aliaj tani.

    Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

    Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbanin me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke, me emrin Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976 dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

    Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

    Në burg ai vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

    Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.

    Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark