“Si është e mundur që Veseli u bë për 6 muaj kryetar partie?” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Si është e mundur që Veseli u bë për 6 muaj kryetar partie?”

    Insajderi
    25 May 2016 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ftuar në TV Dukagjini, ish-komandanti i UÇK-së e ka konsideruar si shumë të shpejtë dhe të habitshëm arritjen e Veselit në krye të partisë në një kohëzgjatje prej 6 muajsh, duke lënë anash njerëz që kanë kontribuar me vite në PDK.

    “Si është e mundur që një njeri të bëhet për 6 muaj kryetar partie. Si është e mundur që akademikë të Partisë Demokratike që presin aty, janë të pamençur”, tha Limaj, raporton Insajderi.

    Limaj ka folur edhe për mundësinë e kthimit në PDK, derisa ka përsëritur se ai përpara do të dalë në pension se sa të kthehet në subjektin që i ka takuar.

    Ai ka thënë se NISMA është më e fort se kurrë, derisa ka akuzuar Vetëvendosjen si shkaktarin kryesor të prishjes së opozitës së bashkuar, për shkak se sipas tij ata nuk kanë bërë kompromise. /Insajderi.com

    Gjithçka që duhet të dini rreth futbollistit më të ri shqiptar të Arsenalit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark