×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Si i bëri Albulena Haxhiu notere gruan e Ramiz Lladrovcit, Hajredin Kuçit e Ramës?

    Insajderi
    16 July 2024 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kishte kundërshtuar ashpër procesin e përzgjedhjes së noterëve në vitin 2019 dhe pas ardhjes në pushtet, në vitin 2022, kishte nxjerrë vendim për anulimin e tij. Megjithatë, të hënën Ministria e Drejtësisë ka bërë publik vendimet për emërimet e 100 noterëve të rinj, përfshirë figura të lidhura ngushtë me politikën.

    Ministrja Haxhiu e kishte anuluar këtë proces që sipas saj kishte emërime të njerëzve që ishin të afërt me politikanët që ishin asokohe në pushtet. Madje, ajo për këtë kishte debatuar ashpër me ish ministrin Abelard Tahiri duke i thënë se “ sa të është ajo ministre nuk do t’i bëjë kurrë noter”.

    Dy vite më vonë, Haxhiu u dorëzua. Haxhiu ka emëruar disa prej tyre duke i caktuar si noterë në territore larg vendbanimeve ku ata banojnë.

    Në mesin e të cilëve janë gratë e kryetarit të Drenasi, Ramiz Lladrovci e ish-ministrit Hajredin Kuçi, dhe ish-deputetit Rafet Ramës.

    Ndiqeni videon më poshtë për të kuptuar më shumë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark