Si “i disiplinon” shoferët arrogantë Danimarka – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si “i disiplinon” shoferët arrogantë Danimarka

    Insajderi
    21 September 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rast shkeljesh të rënda është e mundur edhe sekuestrimi i veturës.

    Disa vende evropiane janë shumë strikte kur bëhet fjalë për shkelje të rënda të trafikut.

    Danimarka është një nga vendet që parashikon masën e konfiskimit të automjeteve dhe gjithçka bazohet në ligjin që dënon “ngasjen e çmendur”.

    Konfiskimi i makinës është i mundur në Danimarkë në rast të shkeljeve të rënda.

    Nëse vozitni më shumë se 100 km/h dhe e kaloni kufirin e shpejtësisë më shumë se dy herë (për shembull 110 km/h në vend të shpejtësisë së kufizuar prej 50 km/h).

    Gjithashtu, makina juaj do të konfiskohet menjëherë nëse vozitni mbi 200 km/h.

    Ka edhe kundërvajtje të tjera trafiku që mund të dërgojnë në konfiskim, përkatësisht: drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, vozitje e pakujdesshme, dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit personal në rrethana veçanërisht të vështira.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark