
Ferit Idrizi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, në zgjedhjet e vitit 2021 premtoi se çdo mësimdhënës do të pajisej me laptop dhe çdo klasë me SMART Boards, si pjesë e angazhimit për përmirësim të arsimit në komunë.
“Gjithashtu Idrizi ka premtuar që gjatë mandatit të tij çdo mësimdhënës do të pajiset me laptop dhe çdo klasë do të pajiset me SMART Boards”, thuhej në mediat lokale në vitin 2021.
Megjithatë, tashmë, pas përfundimit të mandatit, ky premtim duket se mbeti i pa përmbushur.
E pse nuk u realizua ky premtim i para 4 viteve nuk dihet, por Ferit Idrizi, ka vendosur që qytetarët e Vushtrrisë ti gënjejë me të njëjtin premtim dy herë. Në një debat televiziv, ai ka ripërsëritur premtimin për laptopë për mësuesit.
“Të gjithë mësimdhënësit me laptopë”, premton Idrizi në debat televiz, në fushatën 2025.Insajderi.org