Si i hyri në shtëpi xhandarmëria serbe dhe ia terrorizoi familjen? Flet ish-ushtari i UÇPMB’së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Si i hyri në shtëpi xhandarmëria serbe dhe ia terrorizoi familjen? Flet ish-ushtari i UÇPMB’së

    Insajderi
    09 March 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me urdhër të Gjykatës së Vranjës, plot 12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe ish-ushtari i UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

    Sefedini tha se ishte në Zvicër, ditën kur u njoftua nga familjarët se xhandarmëria serbe kishte hyrë në shtëpinë e tij në Malësinë e Bujanovcit. Ai tha se në orën gjashtë në mëngjes e gjithë familja e tij ishte traumatizuar pas aksionit të policisë.

    “Fëmiijët i kam në Gjilan, vet në Gjilan, më 3 mars kam shku në Zvicër kam kalu ka pika kufitare e Kumanovës, së di pse smë kanë arrestu pasi prej 1 deri me 27 shkurt kam qenë në qat fazë. Kemi pas kamera, I kemi pa n’6 sabahit xhandarmëria serbe hyri tu i thy dyert. Fëmijët dhe e gjithë familja janë traumnatizu”, tha Sefedini për Insajderin.

    Intervista e plotë dhe pamjet pas bastisjes në shtëpitë e ish-ushtarëve:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark