Kombëtarja e Anglisë luajti dje baras me rezultat 1-1 ndaj Zvicrës gjatë 90 minutave dhe vazhdimeve, ndërsa e siguruan kualifikimin në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive.
Golat në kohën e rregullt u shënuan në pjesën e dytë, me Breel Embolo që realizoi për zviceranët dhe Bukayo Saka në anën tjetër për anglezët.
Në penallti më të saktë u treguan lojtarët e ‘Tre Luanëve’ që arritën të fitojnë me rezultat të përgjithshëm 5-3.
‘Heroi’ i Anglisë ishte padyshim portieri Jordan Pickford i cili ia doli ta ndal goditjen e mbrojtësit Manuel Akanji.
Tani pas përfundimit të ndeshjes është vërtetuar se pritja e penalltisë nuk ishte vetëm rastësi pasi Pickford e dinte mirë që ylli i Manchester Cityt do të gjuante në atë anë.
Kjo për shkak se 30-vjeçari i kishte pasur të gjitha shënimet në shishen e tij të ujit aty ku për secilin lojtar tregohej ana e tyre e preferuar e gjuajtjes së penalltisë.
Siç shihet në foto aty tregohet që Akanji preferon anën e majtë dhe pikërisht në atë anë e ekzekutoi penalltinë të cilën e priti Pickford.