×
  • Lajme
  • Lajme

     Si ia dha Vetëvendosje fundin politik Mimoza Kusarit?

    Insajderi
    15 October 2024 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mimoza Kusari – Lila, që sot është shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë karrierë së saj politike, rreth dy dekada të gjatë, ka ndërruar shumë parti politike.

    Ajo iu fut skenës politike ne vitin 2003, kur iu ofrua pozita e zëdhënëses dhe këshilltares politike të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Bajram Rexhepi. Atë kohë vendi qeverisej nga PDK ne koalicion me LDK-në.

    Në vitin 2009, kandidioi për kryetare të komunës së Gjakovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të udhëhequr nga Behgjet Pacolli.

    Pasi i humbi zgjedhjet nga Pal Lekaj, ajo u bë zëvendëskryeministre e Kosovës dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, në Qeverinë tashmë të udhëhequr nga ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ajo udhëhoqi Gjakovën deri në vitin 2017, për t’u u bërë më pas deputete me partin të cilën e kishte formuar vetë ajo, Alternativa.

    Si një parti e sapoformuar, Alternativa kaloi pragun falë koalicionit me LDK-në dhe ish-partin e Kusari-Lilës, AKR-në.

    Në legjislaturën e 7 të Kuvendit të Kosovës, Alternativa e Lilës, hyri në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, për tu bërë deputete kështu për të dytën herë me radhë.

    Në legjislaturën e tetë të Kuvendit, ajo u bë Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendsje.

    Në cilësinë e udhëheqëses së grupit të VV-së, ajo nuk kishte hezituar të flas e të koordinohej edhe me deputetët e Listës Serbe, e më kokën e kësaj parti, Milan Radojçiq, që edhe në atë kohë ishte në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Disa prej bisedave u publikuan në media e Kusari e pranoi vërtetësinë  etyre, e për disa të tjera tha “se janë të montuara”.

    Çfarë dihet deri më tani në lidhje me koordinimin Kusari- Radojçiq?

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, bashkëbisedonte dhe koordinohej me Listën Serbe, dhe atë me de-fakto kryetarin famëkeq të saj – tMillan Radojiçiq, përmes vartësit të tij, Sllavko Simiq.

    Biseda kishte ndodhur në qershor të vitit 2022, në kohën kur VV-ja mburrej se nuk kishte nevojë për votat  vota të Listës Serbe për të çuar nisma ligjore përpara.

    Jo që kishte koordinim, por edhe atë për çështje të ndjeshmërisë së madhe siç është (mos)përfshirja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ligjin për Paga Minimale. Këtë, Kusari-Lila e diskutonte me Sllavkon dhe shefin famëkeq të tij, Millan Radojiçiq.

    Rreth një vit më pas, pra në tetor të 2024-tës u publikuan praë pjesë nga biseda Kusari-Radojçiq.

    Millan Radoiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

    “më tregoi Sllavko se keni nevojë për votat tona rreth Ligjit për rroga minimale…”, degjohet  Radoiçiq duke I thënë Lilës.

    “Po?”, ia kthen Kusari-Lila.

    “… dhe për votimin për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese…”, vazhdon komunikimin ish-nënkryetari i Listës Serbe.

    “Po?”, konfirmon shefja e deputetëve të LVV-së.

    Koordinimi për votat e deputetëve të Listës Serbe mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit vazhdon.

    Ai shprehet i hapur të “ndihmojë rreth kësaj” me disa kërkesa, për të cilat i kërkon Kusari-Lilës që të bisedojë me shefin e saj.

    Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.

    Ndërkaq, në një bisedë në Whatsapp mes dyshes Kusari-Simiq dëshmohet përpjekja për ta kaluar në Kuvend ligjet dhe  për çështjet e  energjisë elektrike ne veri. Kusari e quan Simiqin “vëlla”. Dhe të dy merren vesh për caktimin e një takimi mes Simiq dhe kryeministrit, Albin Kurti. Po ashtu Kusari pranon ftesën për vizitë të Radojçiqit në hotelin e tij në Kopaonik. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark