×
  • Lajme
  • Lajme

    Si iu bënë votat Presidentes, çka i bindi Adem Hodzen e Fadil Gashin? Olluri ministrit Peci: E keni lutë Listën Serbe

    Insajderi
    22 October 2024 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, diskutimin në ‘Pressing’ e nisi gazetari Parim Olluri, lidhur me votimin e Vjosa Osmanit si presidente e vendit.

    Kush e ka bind Radojçiqin që mi leju këta dy (Hodza e Gashin) me votu Vjosa Osmanin”, ishte pyetja e Ollurit.

    Është interesant me pa një tendencë, edhe çështjen e komunikimit me Listën Srpska po edhe për tema tjera që lidhen me korrupsion ose diçka, shumica e opozitës aktuale sot vetëm po tentojnë me thanë edhe kjo qeveri është e korruptuar si na, edhe kjo ka negociu me Listën Srpska si na”, tha ministri Peci.

    Faktet po tregojnë që ju i keni lutë njerëzit e Listës Serbe e aq më keq Radojçiqin e famshëm për kriminalitet e terrorizëm dhe kjo dëshmon njëfarë varësie prej Listës Serbe…”, tha Olluri në Pressing.

    Tutje ai kujtoi edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se kush bashkëpunon me persona që futen në listë të zezë duhet të futen po ashtu në listë të zezë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark