Gjatë ditës së nesërme pritet të shqyrtohet në parim projekt-Kodi Civil.
Sipas të njëjtit, qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive që e përbëjnë çiftin, shkruan Gazeta Insajderi.
Si është e rregulluar kjo çështje në rajon?
Mali i Zi ka miratuar Ligjin për martesat e gjinisë së njëjtë gjatë qeverisë së kaluar, përkatësisht më 1 korrik 2020.
Ky ligj ka hyrë në fuqi më 15 korrik të viti 2021. Megjithatë, ende nuk janë miratuar ndryshimet e disa ligjeve të tjera, të cilat janë të nevojshme që të zbatohet Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë.
Komuniteti LGBTIQ në Malin e Zi ka kërkuar nga Kuvendi malazez që të ndryshojë të 26 ligjet e nevojshme, në mënyrë që Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë të mund të hyjë në fuqi.
Në Serbi ende nuk është miratuar një ligj i tillë. Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Komuniteteve më 4 mars të vitit 2021 ka publikuar draft-ligjin për partneritet ndërmjet gjinive. Ky ligj do të duhej të legalizonte partneritetin, por jo edhe martesën.
Në anën tjerë, më 1 maj, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë një ligj të tillë sepse ai është kundër Kushtetutës dhe Ligjit për familjen.
As Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria nuk kanë legjislacion që lejon martesat mes çifteve të gjinisë së njëjtë./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: