Në Ferizaj, të mërkurën u zbulua një statujë e ish-kryeminitrit britanik Tony Blair për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Siç shkruan mediumi “Independent“, Tony Blair luajti një rol kyç në vendimin e NATO-s për ndërhyrje në vitin 1999.
Ai më 12 qershor ishte i pranishëm në ceremoni dhe mbajti një fjalim në një seancë të veçantë të Parlamentit të Kosovës.
Megjithatë, pas publikimit të fotografisë së statujës nga ish-sekretari i Blair, Alistair Campbell, në një përpjekje për të inkurajuar publikun që të votojë për Partinë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, publikoi foton e statujes, reagimet online u bënë menjëherë komike.
“Statuja e Tony Blair u zbulua në Kosovë,” shkroi Campbell në postimin e tij. “Nuk jam i sigurt nëse, dhe ku, do të ngrihen statuja për ndonjë nga pesë kryeministrat që kanë çuar vendin tonë mbrapa në 14 vitet e fundit. Votoni për Partinë Laburiste nëse dëshironi një qeveri serioze që bën punë të mëdha”.
Mediumi shkruan tutje se shumë përdorues në rrjetet sociale nuk mund t’u besonin syve të tyre kur panë figurën e zbuluar, dhe shumë prej tyre menduan se kishte ndodhur një gabim. Krahasimet e statujës së Blair me aktorin australian Jason Donovan, i njohur për rolin e tij në serialin “Neighbours,” u bënë virale dhe shkaktuan të qeshura të mëdha.
Jason Donovan: People are convinced Tony Blair statue looks like Neighbours actor | The Independent