Uebfaqet e komunave nëpër Kosovë të martën për disa ore dolën jashtë funksionit. Dikasteri qeveritar që merret me komunat e ka konfirmuar këtë për Insajderin. Nga MAPL-ja tregojnë se pse ka ndodhur kjo dhe fajin ia hedhin kompanisë që i është besuar kjo punë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ueb faqet e komunave të Kosovës ishin jashtë funksionit. Mëngjesin e sotëm, tentuam të qasemi në këto ueb faqe por pamë që e ajo çfarë na doli para ishte “HTTP Server Error 503”.
Përgjegëse për këto faqe ka qenë Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Në përgjigjen e tyre dhënë gazetës Insajderi, ata thonë se ato ishin jashtë funksionit për shkaqe teknike.
“Ueb faqet e komunave janë jashtë funksionit për shkaqe teknike. Shkaqet teknike kanë të bëjnë fillimisht me zhvillim të dobët të ueb faqeve, vjetërsinë e sistemit dhe teknikogjisë së përdorur si dhe mirëmbajtjes së dobët nga kompania përgjegjëse e kontraktuar për mirëmbajtje të sistemeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Por MPAL nuk merr më përgjegjësi për mos funksionimin e tyre pasi që në përgjigje thonë se tani e tutje mirëmbajtja e sistemit bëhet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).
“Sistemi i mirëmbajtjes tash do të behet nga ASHI dhe për info shtesë ju lutem të kontaktoni me ASHI-në”, thuhet në përgjigje.
Gazeta Insajderi posedon foto-dëshmi se si qëndruan për disa orë jashtë funksuionit faqett e komunave si dhe faqja e MPAL-së.