×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Si mund ta dalloni nëse dikush po iu përgjon telefonin tuaj?

    Insajderi
    18 May 2024 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me avancimin e teknologjisë kanë avancuar edhe teknikat e përdorura nga hakerat për përgjimin dhe monitorimin e pajisjev. Ja disa shenja që do t’ju tregojnë nëse dikush po ju përgjon.

    Rivendosja e pajisjes – nëse telefoni fillon të rivendoset vetë, është e mundur që ai të ketë “kapur” disa malware që bien ndesh me aplikacionet e tjera dhe mund të jenë një përpjekje hakerimi.

    Ngadalësim drastik – nëse telefoni papritmas është shumë më i ngadalshëm dhe kapaciteti i baterisë po zvogëlohet me shpejtësi, është e mundur që dikush të ketë “hakuar” sistemin.

    Zhurmat e çuditshme – Nëse dëgjoni tinguj statikë, klikim ose gumëzhimë, kjo mund të tregojë se dikush është në kontakt me pajisjen tuaj. Ekspertët thonë se kjo ndodh rrallë, por gjithsesi duhet t’i kushtoni vëmendje cilësisë së zërit.

    Fikja e pajisjes për një kohë të gjatë – Nëse vëreni se telefoni juaj po fiket për shumë më gjatë se më parë, mund të nënkuptojë se ai po dërgon të dhëna te faktorët e jashtëm përpara se të fiket, gjë që ngadalëson mbylljen e tij.

    Mbinxehje – Nëse pajisja mbinxehet edhe pse nuk po bëni asgjë të veçantë me të, mund të jetë një tregues se pajisja është hakuar. Programet me qëllim të keq funksionojnë vazhdimisht në sfond dhe janë të padukshëm për përdoruesin. Nga ana tjetër, mbinxehja mund të ndodhë edhe për shkak të një baterie të keqe në pajisje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark