Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy persona në magjistralen Gjilan-Ferizaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy persona në magjistralen Gjilan-Ferizaj

    Insajderi
    05 October 2019 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në orët e vonshme ka ndodhur një aksident rrugor në magjistralen Gjilan-Ferizaj në të cilin dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, shkruan Insajderi.

    Zëdhënësi i policisë nga rajoni i Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Insajderit se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur shoferi i veturës BMË me targa 06 nuk e ka përshtatur shpejtësinë dhe ka humbur kontrollin.

    “Vetura ka kaluar në shiritin e kundër ku me anën e djathtë përplasët në veturën Seat-Leon me targa BU, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Serbisë, veturë e cila ne atë moment lëvizte ne drejtim të kundërt Ferizaj-Gjilan”, ka thënë Hashani për Insajderin./Insajderi.com/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark