Këngëtari amerikan Prince Rogers Nelson, ka debutuar në vitin 1972 më këngën “Purple Rain”.
Më 1993 këngëtari njoftoi audiencën e gjerë se nuk do të përdorte më emrin “Prince” dhe do ta zëvendësonte atë me një në përzierje të simboleve gjinore për meshkuj dhe femra, të cilin e konsideronte si “Simbol i Dashurisë”.
Sipas një bisede që kishte zhvilluar me këngëtarin, një ish-gazetar i revistës amerikane RollingStones, thotë se ndryshimi i emrit në simbole kishte qenë rebelim i këngëtarit ndaj kompanisë muzikore “Warnes Bros”.
Këngëtari kishte nënshkruar kontratë me këtë kompani qysh nga viti 1977, dhe së bashku kishin krijuar disa ndër hitet më të mëdha siç janë “Purple Rain” dhe “Sign of the time”, shkruan Washington Post.
Por pas një marrëveshje të re në vitin 1990, kompania “Warner Bros” kishte refuzuar përpunimin e rreth 500 këngëve që Prince kishte shkruar, me arsyen se kjo do të dëmtonte tregun.
“Kompania ka bërë marketing nën emrin tim, dhe të gjitha këngët e publikuara janë të mijat. Unë isha gur shahu që u përdora për t’i siguruar kompanisë një shumë të madhe parash” , kishte thënë këngëtari para disa vitesh.
Në një intervistë me revistën amerikane RollingStones, ai i krahason kompanitë muzikore me skllavërinë , duke i lutur artistët e rinj që të mos nënshkruajnë kontratë.
Ai ndërroi jetë më 21 prill në moshën 55 vjeçare, për shkak të një sëmundje të panjohur.
Këngëtari vazhdon të konsiderohet si një ndër artistët me të kompletuar në industrinë muzikore të shekullit të fundit. /Insajderi.com