Për çka ndodhi vrasja në Hajvali? Insajderi sjell detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për çka ndodhi vrasja në Hajvali? Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    12 August 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri.

    Reth orës 21:40, Policia është njoftuar për të shtëna në rrugën “Minatori”.

    Insajderi mëson se hetimet e para tregojnë se, pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu ka marrë një armë zjarri dhe e ka qëlluar në kokë Muhamet Matoshin.

    Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

    Pas kryerjes së krimit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark