Si në zgjedhje, LDK thotë se po i kthehen njerëzit, VV publikon numrin e anëtarësisë së saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si në zgjedhje, LDK thotë se po i kthehen njerëzit, VV publikon numrin e anëtarësisë së saj

    Insajderi
    17 July 2022 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sikur të ishte kohë fushate po shfaqin pretendime që “janë duke u rritur”, në të njëjtën ditë.

    Albin Kurti, kryetar i partisë në pushtet, ka thënë të dielën gjatë një konference për media se Lëvizja Vetëvendosje ka  59 mijë e 291 anëtarë.

    “Me këtë ritëm, së shpejti do t’i kemi mbi 60 mijë anëtarë”, thuhet në kumtesën e VV-së referuar konferencës së kryeministrit.

    Por të njëjtën gjë, pra rritjen – po e pretendon edhe LDK-ja.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se subjektit më të vjetër politik në Kosovë po i kthehet mbështetja.

    “LDK drejt pozitës së saj natyrale. Rikthimi i qytetarëve në shtëpinë e tyre të madhe po vazhdon. Ky rikthim është i bazuar dhe i natyrshëm. Rrugëtimi për të mirën e vendit gjithmonë nisë nga shtëpia – LDK”, ka shkruar ai në Facebook, të dielën.

    Përndryshe në nivel parlamentar, LVV-ja është dukshëm më e madhe sesa LDK-ja, por në zgjedhjet lokale partia e Lumir Abdixhikut qeverisë me nëntë komuna, për dallim nga LDK-ja që i drejton katër sosh.

    Këto dy subjekte politike ideologjikisht të kundërta, kishin qeverisur bashkë në fillim të vitit 2020.

    Por bashkëpunimi mes tyre ishte jetëshkurtër, pasi një shkarkim i Agim Veliut, atëherë ministër i Punëve të Brendshme bëri që LDK-ja ta braktiste koalicionin dhe ta rrëzonte Qeverinë Kurti 1. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark