Një fotografi që fillimisht e publikoi Insajderi, e ka publikuar sot edhe KRIK, qendra anëtare e Serbisë e OCCRP, ku shihen tre burra dhe dy gra të ulur duke shijuar një drek. Nuk dihet kush janë gratë por burrat janë tashmë të identifikuar.
Burri i veshur me një këmishë të bardhë në mes të fotografisë është Behgjet Pacolli, një biznesmen i pasur kosovar që drejtoi një lëvizje politike që kishte ndihmuar në sigurimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ai gjithashtu shërbeu për pak kohë si president i Kosovës dhe aktualisht është ministri i saj i jashtëm.
Të ulur me të ishin dy figura të anës Veriore të Mitrovicës. Njëri ishte Goran Rakiq, i cili në vitin 2017 ishte zgjedhur kryetar i Listës Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë. Tjetri ishte Milan Radoiçiq, një figurë e fuqishme e krimit të organizuar, që kishte ndikim të madh në këtë parti.
Ishte një kohë e tensionuar. Sapo ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare, por asnjë parti nuk fitoi shumicën, dhe negociatat për të formuar një qeveri ishin në proces.
Personi që i dha KRIK-ut foton e jahteve, tha se kapi një takim që dëshmoi kyç për një zgjidhje eventuale të rrjetit. Ky pretendim ishte i pamundur të konfirmohej, pasi askush nga pjesëmarrësit nuk pranoi të bisedonte me gazetarët.
Meqë po afrohej afati Pacolli, menjëherë pas takimit në jaht, sipas burimit të fotografisë bëri një kthesë të papritur politike. Duke lënë aleatët e tij të koalicionit me LDK-në, dhe iu bashkua koalicionit PAN, grup i njohur si “krahu i luftës” ku përfshiheshin ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo i dha liderit të saj, Ramush Haradinaj, votat për të formuar një qeveri.
Ish-komandant i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, u bë kryeministër kurse Behgjet Pacolli, u bë ministër i jashtëm. Për shkak se Lista Serbe ishte gjithashtu në qeveri dhe mori disa poste në kabinetit.
Në korrik 2017, Gazeta Express, kishte publikuar një fotografi ku Haradinaj ishte ulur me Radoiçiqin në një restorant të Prishtinës të quajtur Tiffany. Ky takim filloi thashethemet nëse Radoiçiq dhe Haradinaj kishin rënë dakord që Lista Serbe të mbështeste Haradinaj dhe koalicionin e tij, ndërsa negociatat për qeverinë ishin në vazhdim.
“Haradinaj nuk kishte vota të mjaftueshme as me Listën Serbe, kështu që (partia e Pacollit) erdhi në shpëtim. Lëvizja e tij ishte e papritur sepse gjatë fushatës zgjedhore ai akuzoi anëtarët e koalicionit se e kërcënojnë atë”, tha Agron Demi nga GAP.
Nuk dihet nëse takimi i jahteve ishte i rëndësishëm në kthesën e papritur të Pacollit. Por vlen të përmendet se Radoiçiq, kishte qenë i pranishëm, edhe pse ishte i dyshuar për krime dhe njihej me nofkën “Zoti i Veriut të Kosovës”.
Sipas Rada Trajkoviç, Radoiçiq ishte një vendimmarrës kryesor, nëse jo zyrtar, brenda Listës Serbe.
“Kreu i Partisë, Goran Rakiq, nuk është një njeri që merr ndonjë vendim. Radoiçiq është ai që tërheq telat në Listën Serbe”, kishte thënë Trajković.
Një lobist për Pavarësinë
Behxhet Pacolli është një figurë e njohur si në Kosovë, por edhe jashtë saj. Ai shpesh përshkruhet si njeriu më i pasur i Kosovës, pasuria e të tij arrin në 900 milionë euro. Para se të hynte në politikë në vitin 2006, ai kishte bërë tashmë një emër për veten e tij si një manjat i ndërtimi dhe një nga lobistët më të spikatur për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Në fund të viteve ‘90, Pacolli ishte përfshirë në një skandal të madh korrupsioni në Rusi pasi kompania e tij zvicerane e ndërtimit, Mabetex, fitoi kontrata fitimprurëse për të renovuar Kremlinin. Dy vjet më vonë, prokurorët hapën një hetim ndaj Pacollit, duke dyshuar se ai ju kishte dhënë ryshfet zyrtarëve të lartë të Rusisë. Në disa raporte, presidenti i atëhershëm Boris Yeltsin dhe dy vajzat e tij përmendeshin si marrës të ryshfeteve.
Por problemet ruse të Pacollit, nuk do të zgjasin shumë. Prokurori i Përgjithshëm që drejton hetimin kundër tij, Yuri Skuratov, shpejt u pushua nga puna pasi komprometuan pamjet në publik duke supozuar se ai kishte marrëdhënie seksuale me dy prostituta. Drejtori i atëhershëm i FSB, Vladimir Putin, njoftoi se burri në video ishte me të vërtetë Skuratov. Kështu çështja iu caktua një prokurori tjetër, i cili e mbylli atë për shkak të mungesës së provave.
Një hetim i ryshfetit dhe pastrimit të parave në lidhje me të njëjtin rast u ndërpre edhe në Zvicër. Në atë kohë, Pacolli ishte tashmë një lobist i rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës, duke themeluar për këtë qëllim një organizatë të quajtur Aleanca e Re e Kosovës e cila më vonë evoluoi në një parti politike.
Para verës së vitit 2017, Pacolli dhe partia e tij kishin qenë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga kryeministëri i atëhershëm Isa Mustafa. Atë kohë Pacolli kundërshtonte çdo bashkëpunim të mundshëm me koalicionin PAN (krahun e luftës), duke e përshkruar një gjë të tillë si “pothuajse të pamundur”.
Por ai kishte ndryshuar mendim pas takimit me Rakiç, udhëheqësin zyrtar të Listës Serbe dhe Radoiçiqin. Lista Serbe, e cila ishte pjesë e qeverisë së mëparshme, mirëpo as nga ta nuk pritej të bashkohen me koalicionin PAN, pasi lideri i saj Haradinaj është parë nga shumë serbë si një kriminel famëkeq i luftës për veprimet e tij gjatë luftës së pavarësisë së Kosovës. Në fund, të dy u bashkuan Pacolli dhe serbët.
“Interesi i Kosovës – interesi kombëtar – është mbi interesin e partisë. Unë u këshillova me miqtë e mi ndërkombëtarë, miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, dhe gjithashtu qytetarët, dhe mora vendimin e duhur. Nuk kishte asnjë alternative”, tha Pacolli në atë kohë, duke shpjeguar ndryshimin e mendjes së tij.
Sa i përket Listës Serbe, tre muaj pasi u bë kryeministër, Haradinaj e bëri të qartë shtrirjen e ndikimit të Radoiçiqit.
“Unë flas me të gjithë, me Radoiçiqin”, tha ai në një emision në gjuhën serbe me qendër në Kosovë.
Njeriu që kryen punë
Në kohën e zgjedhjeve të 2017-së, Radoiçiqi nuk mbante ndonjë pozicion zyrtar politik, por autoriteti i tij në botën e nëndheshme dhe mjetet e dhunshme të grupit të tij e bënë atë një njeri të cilit duhet t’i referohesh.
Radoiçiq ishte njeriu i krahut të djathtë të Zvonko Veselinoviç, një biznesmen famëkeq serb nga veriu i Kosovës i cili u përshkrua nga raportet e policisë dhe inteligjencës serbe të marra nga KRIK, si një figurë udhëheqëse e krimit të organizuar.
Sipas këtyre raporteve, grupi i tij ishte i përfshirë në krime të ndryshme, përfshirë trafikimin e drogës, armëve dhe naftës në veri të Kosovës. Radoiçiqi, ka punuar si transportues i drogës për lordët e drogës shqiptarë – kosovarë në Serbi.
Zbatimi i ligjit serb bëri disa herë përpjekje për të ndjekur penalisht të dy Veselinoviç dhe Radoiçiq, por dështuan çdo herë. Radoiçiq ishte hedhur në gjyq për rrëmbim, por ishte lirua pasi viktima ndryshoi dëshminë e tij. Ai u dënua vetëm një herë për posedim të dokumenteve të rremë.
Lista Serbe u formua në vitin 2014 dhe shpejt u bë e vetmja protagoniste e komunitetit serb në Kosovë,nga ndikimi i Veselinoviç dhe Radoiçiq.
Disa ngjarje shqetësuese ndihmuan në ngritjen e shpejtë të saj. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2014, Oliver Ivanović, një politikan rival, u arrestua dhe u vendos në paraburgim policor. U vra një tjetër kandidat konkurrues. Një kandidat i tretë u tërhoq nga gara.
Lista Serbe ishte gjithashtu e vetmja palë që gëzoi mbështetje të pakushtëzuar nga qeveria serbe. Para se të bëhej presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić shprehu hapur mbështetjen e tij për Veselinović në fjalimet e tij, duke vlerësuar luftimet e tij për komunitetin serb të Kosovës.
Veselinović madje u takua me vëllanë e Vuçiqit në vitin 2015, pasi KRIK dhe OCCRP e zbuluan në fillim të këtij viti në bazë të një fotografie tjetër kryesore.
Edhe pse Beogradi dhe Prishtina qëndrojnë në mosmarrëveshje për pavarësinë e Kosovës, një grup i ndërlidhur i figurave të pretenduara kriminale ka qasje te njerëzit e fuqishëm në të dy qeveritë.
Një i dyshuar ndikues
Radoiçiq zyrtarizoi rolin e tij në Listën Serbe në qershor 2018, kur ai u bë nënkryetari i partisë. Por ai kishte qenë me ndikim shumë përpara kësaj.
“Ish kryebashkiakët e qyteteve serbe në Kosovë u ankuan për mua se Radoićić ishte ai që mori të gjitha vendimet”, shpjegoi Trajković.
“Ata më thanë që ai mbajti një zyrë joformale në restorantin Grey [në qytetin serb të Mitrovicës, ku po jepte porosi kush, çfarë duhet të bënte. Ai zgjodhi emrat e ministrave të ardhshëm serbë në Kosovë, shefave të policisë në veri të Kosovës, gjyqtarëve serbë në Kosovë. Dhe ai ishte në linjë të drejtpërdrejtë me Haradinaj”, u shpreh ajo.
Menjëherë pasi mori përsipër rolin drejtues në Listën Serbe, Radoiçić iku nga Kosova pasi u kërkua nga policia si i dyshuar në vrasjen e rivalit të tij, Oliver Ivanović, në janarit të vitit 2018. Pasi ai u zhduk, u dha urdhër për arrestimin e tij, por ende mbetet i lirë.
Çuditërisht, presidenti serb Vuçiq erdhi në mbrojtje të tij. Pas takimit me Radoiçiq në Beograd, Vuçiq tha se policia serbe e kishte marrë në pyetje dhe ishin të sigurt se ai nuk ishte i përfshirë në vrasje. Përkundrazi, Vuçiq thoshte se Radoiçiq ishte një atdhetar që mbronte serbët e Kosovës, dhe çështja e ngritur kundër tij ishte e motivuar politikisht.
Në Kosovë, ndërkohë, Radoiçiq është bërë një figurë gjithnjë e më toksike.
“Pas vrasjes së Ivanoviqit, politikanët në Kosovë filluan të distancohen nga ai”, tha Demi.
Sidoqoftë, ndikimi i tij mund të ndihet gjatë viteve në vazhdim.