Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marr pjesë në pranim-dorëzimin e detyrës së drejtorit të ri të SHSKUK-së Elvir Azizi nga zv.drejtoresha e deritanishme Narqize Arenliu-Hoxha.
Vitia fillimisht e ka falënderuar Arenliu-Hoxhën për punën e saj gjatë kohës sa ka menaxhuar me SHSKUK-në, ndërsa ka uruar Azizin për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është bashkangjitur mbledhjes së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, në të cilën është bërë pranimin e detyrës së drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi.
Me këtë rast, ministri ka falënderuar zëvendësuesen e drejtorit të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për punën dhe kontributin e deritanishëm në menaxhim të ShSKUK-së.
Ai u shpreh se drejtoresha ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kohës sa përkohësisht ka menxhuar ShSKUK, përkundër sfidave që kanë qenë prezentë.
Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri.
Në anën tjetër, znj. Arënliu Hoxhaj, ka njoftuar me punën dhe projektet që janë zhvilluar gjatë kohës sa ka menxhuar me ShSKUK, por edhe projektet që janë në zbatim e sipër.
Elivir Azizi, drejtor i ShSKUK, ka falënderuar ministrin dhe Bordin për besimin që i është dhënë për menaxhim të ShSKUK, duke premtuar angazhim maksimal për avancim të projekteve, në të mirë të shërbimeve shëndetësore për pacientët
Gazeta Insajderi qysh nga shpallja e konkursit ka paralajmëruar se konkursi mund të jetë i kurdisur, si rrjedhojë Elvir Azizi, miku dhe ish-këshilltarit i Vitisë u emërua sot drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së.