Si po i bën nga qelia postimet në "Facebook" Veliaj? Dalin detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si po i bën nga qelia postimet në “Facebook” Veliaj? Dalin detajet

    Insajderi
    18 February 2025 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë zbuluar detaje në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt dhe vendimet e Gjykata e Posaçme ndaj tij.

    Në ‘Breaking’ në Top News u tha se Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm ende në qeli në burgun e Durrësit.

    Ndërsa u dha edhe një shpjegim se si po i shkruan postimet nga paraburgimi.

    “Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt.

    Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij. Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark