Situatë e tensionuar po vazhdon të mbizotrojë në Mitrovicën veriore.
Ka disa javë që serbët janë revoltuar. Përmes protestave, hedhjes së shock bombave e vendosjes së barrikadave, serbët po kundërshtojnë autoritetet kosovare.
Gjithçka nisi me vendimin e qeverisë Kurti, për konvertimin e targave serbe në RKS. Në kundërshtim të këtij vendimi, serbët e veriut dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet. Edhe pse, palët u morën vesh në Bruksel për këtë çështje, serbët nuk u përmbushën.
Duke kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për kryetarë të komunave veriore, ata sulmuan zyret e KQZ-së në Zubin Potok.
Për më shumë shikoni videon e plotë: