Si po shpërfillen drejtuesit e degëve të VV-së: I ofrohet punë si shofer shefit të degës së Podujevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Si po shpërfillen drejtuesit e degëve të VV-së: I ofrohet punë si shofer shefit të degës së Podujevës

    Insajderi
    25 May 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa përfituesit e dikurshëm të tenderëve të Qeverisë Thaçi kanë marrë pozita më të larta në shtet, njerëzve që kanë udhëhequr degë të partisë në terren po i ofrohen pozita më të ulëta, shkruan Insajderi.

    Luan Dalipi, përfituesi i tenderit afro 600 mijë eurosh nga Qeveria Thaçi, është bërë krahë i djathtë i kryeministrit Albin Kurtit dhe është emëruar shef i stafit të kryeministrit. Ndërsa Abedin Zeka që ka drejtuar degën e VV-se në Podujevë po përpëlitet nëpër konkurse për të zënë një vend pune si shofer.

    Komuna e Podujevës e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi kishte shpallur konkurs pune për pozitën vozitës me 1 prill të këtij viti.

    Kryetari i degës së VV-së në Llap, Abedin Zeka ka arritur të radhitet i pari në listën e ngushtë për të fituar postin e vozitësit në këtë komunë.

    Zeka do t’i nënshtrohet më 27 maj testit me shkrim, ku edhe do të vendoset përfundimisht i denjë për këtë pozitë.

    Abedin Zeka është një figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje-Dega në Podujevë. Tash e gjatë muaj Zeka mbanë pozitën e ushtruesit detyre të kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë.

    Aktivizim i tij për parti shihet të jetë tejet i madh, edhe pse në fund kur pushteti u fitua pikërisht nga partia e tij, siç duket nuk u shpërblye siç e meritonte.

    Zeka kishte marrë pjesë në protestën e famshme “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, që ishte mbajtur kundër presidentit Hashim Thaçi, në vitin 2018.

    Po ashtu, Zeka kishte qenë edhe anëtarë i KZAQ-së, për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark