Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    Insajderi
    21 August 2025 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova është gjithnjë e më pranë Juventusit, por përpara se të veshë fanellën bardhezi.

    Sipas Gazzetta dello Sport marrëveshja mes Zhegrovës dhe “Zonjës së Vjetër” është arritur – lojtari ka dhënë dritën jeshile dhe ka pranuar kushtet personale.

    Por, tashmë gjithçka është në dorën e klubeve.

    Në rastin e Zhegrovës, marrëveshja personale ekziston, por Lille kërkon rreth 20–25 milionë euro për kartonin e tij.

    Juventus, i cili e sheh kosovarin si një përforcim kyç për repartin ofensiv, po përpiqet ta ulë këtë shifër.

    Një faktor që i shkon në favor torinezëve është kontrata e lojtarit, e cila skadon në qershor 2026 dhe vendimi i tij për të mos e rinovuar.

    Nëse Juventusi arrin të shesë Gonzalezin dhe të ulë çmimin e Zhegrovës, atëherë ylli i Kosovës do të bëhet blerja e radhës e gjigantëve të Serie A.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark