Si pritet të përfundojë seriali ‘Esref & Ruya’? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Si pritet të përfundojë seriali ‘Esref & Ruya’?

    Insajderi
    23 May 2026 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse pritej një sezon i ri, gazetarja Birsen Altuntaş konfirmoi se projekti me protagonistë Çağatay Ulusoy dhe Demet Özdemir do të përfundojë përfundimisht në episodin e 47-të.

    Por, çfarë ndodhi me historinë që gozhdoi publikun para ekranit?

    Sipas një emisioni turk tensionet në prapaskenë kanë nisur kohë më parë. Flitet se shkak është bërë xhelozia e Aslıhan Malbora, partnerja në jetën reale e Çağatay-t. Zërat thonë se prania e saj e shpeshtë në sheshxhirim dhe pakënaqësitë ndaj skenave romantike mes protagonistëve, bënë që aktori të kërkonte ndryshime në skenar duke hequr puthjet.

    E pyetur nga mediat, Aslıhan reagoi e revoltuar, duke u shprehur se një projekt kaq i madh nuk mund të varet nga një person i vetëm dhe se thashethemet janë thjesht dashakeqe. Në fakt, përtej dramave personale, seriali po përballej edhe me një krizë financiare. Kostot e larta prej rreth 30 milionë lirash turke për episod dhe luhatjet e shikueshmërisë e bënë të pamundur mbijetesën e tij në treg.

    Tashmë vëmendja është te finalja e madhe. Pas vdekjes së Myslym-it, Eşref ka nisur një luftë të hapur nga burgu. Në media po aludohen dy skenarë: një fund tragjik ku ai sakrifikohet për Nisanin, ose një arratisje e rrezikshme drejt një jete të re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark