Si shkak i dhunës nga bashkëshorti 22 vjeçarja në Prishtinë lind para kohe - Insajderi sjell detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si shkak i dhunës nga bashkëshorti 22 vjeçarja në Prishtinë lind para kohe – Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    05 December 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 22 vjeçare në Prishtinë po dyshohet se ka lindur foshnjën e saj para kohë në QKUK, si shkak i dhunës fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.

    Se kanë pranuar një rast të tillë në Klinikën e Gjinekologjisë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

    Ai ka refuzuar të flasë mbi dhunën e ushtruar ndaj saj, por ka treguar se gjendja e saj është e mirë pas lindjes dhe se është lëshuar për në shtëpi.

    “Unë mund të flasë për gjendjen e pacientes, lindja është kryer në mënyrë normale, pacientja sot ka shkuar në shtëpi”, ka thënë Ndrejaj shkurt për Insajderin.

    Viktima siç mëson Insajderi, të shtunën e 25 nëntori ishte shtuar në Spital, aty ishte kuptuar se ka shenja dhunë, si rrjedhojë vetëm ditë më pas vet viktima e ka raportuar rastin.

    Për rastin Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, të njëjtit kanë kërkuar që t’iu referohemi raportit 24 orësh.

    Nga policia është konfirmuar se rasti është raportuar nga viktima ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë 25.11.2023 – 09:30.   Me 03.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se kishte pasur sulm fizik nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark