×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Si ta mbroni veten online nga sulmet kibernetike

    Insajderi
    15 May 2017 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chris Foxx, gazetari i BBC-së për të rejat e teknologjisë jep disa këshilla se si duhet të mbrojmë veten online, referuar dhe rastit të fundit të sulmit kibernetik në disa vende të botës.

    Sipas Foxx, e para është krijimi i fashave të sigurisë. Fashat e sigurisë janë krijuar për të rregulluar dobësitë në software-in që përdorni, për të mos u hakeruar lehtësisht. Këto fasha sigurie mund ti gjeni në sistemin tuaj operativ.

    Së dyti, mos hapni dokumente të bashkangjitura që nuk i prisni. “Mos i klikoni këto linqe dhe mos i shkarkoni ato në kompjuterin tuaj. Thjesht mos e bëni”, thotë Foxx.

    Mos punoni me sistem të vjetër operativ. “Nëse punoni me një sistem të vjetër operativ që nuk suportohet për kohë të gjatë, si për shembull Windows XP, ka më shumë rrezik për probleme sigurie. Kështu që përpiquni ta përditësoni”, përfundon ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark