Si ta përdorni Aloe Verën për problemet me lëkurën e fytyrës? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si ta përdorni Aloe Verën për problemet me lëkurën e fytyrës?

    Insajderi
    19 December 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aloe Vera njihet tashmë për vlerat e saj për shëndetin e organizmit. Te vetitë e saj përfshihen dhe përmirësimi dhe parandalimi i problemeve me shëndetin e lëkurës.

    Janë të shumtë në numër produktet farmaceutike për kujdesin e lëkurës që e kanë si përbërës kryesor pikërisht Aloe Verën.

    Ushqen dhe hidraton lëkurën, eliminon aknet si dhe pastron poret dhe largon qelizat e vdekura.

    Xheli i Aloes Verës ka veti shëruese dhe hidratuese prandaj është dhe ideal për lëkurat e thata. Ajo i mundëson këtyre tipe lëkurash ushqimin e nevojshëm

    Mund ta përdorni xhelin e saj duke e vendosur direkt në lëkurë.

    Pastrues i lëkurës

    Pastrimi i lëkurës së fytyrës nga papastërtitë dhe qelizat e vdekura është një nga hapat kryesorë të një lëkurë të shëndetshme.

    Provoni të përzieni xhelin e aloes me pak sheqer dhe të fërkoni lëkurën e fytyrës kur e lani në darkë, raporton kosovarja.

    Në saj të veçorive shëruese aloe vera parandalon dhe acarimin e lëkurës si dhe hidratimin e saj.

    Përdoreni si një krem ushqyes

    Lëreni Aloe Verën të bëj magjinë e saj gjatë kohës që ju flini. Lyeni fytyrën, qafën dhe duart me xhelin e Aloes para se të flini.

    Kjo bimë nuk ka përmbajtje vajore dhe është delikate me lëkurën teksa depërton shtresat e saj. Kështu mundëson një hidratim rrënjësor të lëkurës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark