Ka raste që shumë mesazhe në rrjetet sociale nuk dëhshirojm ti lexojm por as edhe ti lëmë ‘seen’. Por, ekziston një mënyrë se si njerëzit mos ta kuptojnë që e keni lexuar mesazhin në Instagram.
Njëra prej tyre, që me siguri e dini është ta lexosh që në momentin që vjen. Ta shohësh teksa personi tjetër shkruan pa qenë nevoja ta hapësh. Duke klikuar gjatë mbi njoftimin që vjen në sekondë mund ta lexoni të gjithën, por bëni kujdes të mos e hapni padashje pasi nuk ka më kthim pas.
Një mënyrë tjetër që ndoshta nuk e dinit është të bëni “restrict” atë që ju ka shkruar. Ky opsion praktikisht limiton ndërveprimn e dikujt për të ndërvepruar me ty, pa qenë nevoja t’i bësh block apo ta heqësh nga lista e ndjekësve. Duke përdorur opsionin “restrict” të gjitha mesazhet që ndjekësit ju dërgojnë do të kalojnë në opsionin Message Requests dhe ju s’do të njoftoheni siç ndodh me inbox-in. Ata nuk do të njoftohen që ju i keni bërë restrict deri në momentin që ju zgjidhni t’i ktheni përgjigje.
Mesazhet e tyre mund t’i hapni dhe t’i lexoni pa frikë se mund të mërzisni dikë me “seen-in” nga ana tjetër!