Si të ndërrohet Qendra e Votimit nga një komunë në tjetrën, KQZ-ja jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si të ndërrohet Qendra e Votimit nga një komunë në tjetrën, KQZ-ja jep detaje

    Insajderi
    11 July 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se qytetarët nuk mund të ndryshojnë Qendrën e Votimit nga një komunë në tjetrën përmes KQZ-së. Ky proces është i ndërlidhur drejtpërdrejt me adresën e vendbanimit të regjistruar zyrtarisht nga vetë votuesi.

    Nëse një qytetar dëshiron të votojë në një Qendër tjetër brenda së njëjtës komunë, ai mund ta bëjë këtë përmes KQZ-së. Por në rastet kur bëhet fjalë për ndërrim të komunës, atëherë është e domosdoshme që votuesi fillimisht të ndryshojë adresën e tij zyrtare në Zyrën e Gjendjes Civile ose përmes platformës digjitale E-Kosova.

    Pasi të bëhet ndryshimi i adresës dhe të konfirmohet nga Shërbimi i Gjendjes Civile, të dhënat e reja për vendbanimin regjistrohen automatikisht në Regjistrin Qendror Civil, duke mundësuar më pas përcaktimin e Qendrës së re të Votimit në komunën përkatëse.

    Njoftimi i KQZ-së:

    “Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet  në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese.Gjithashtu, deri më 29 gusht 2025, KQZ do të vazhojë të ofrojë shërbimin për votuesit që dëshirojnë ta ndryshojnë Qendrën e Votimit brenda komunës”.

    “Gjatë periudhës, e cila ka filluar më 28 qershor dhe do të përfundojë më 29 gusht, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë/verifikojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre: përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark