Si të pastroni dhe dezinfektoni tastierën apo laptopin - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si të pastroni dhe dezinfektoni tastierën apo laptopin

    Insajderi
    15 February 2022 - 00:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke marrë parasysh se jemi në kohën e pandemisë së COVID-19 që ka çrregulluar çdo segment të jetës të çdo qytetari në mbarë botën, kërkohet nivel më i lartë i higjienës personale, për faktin se kjo sëmundje bartet pikërisht nga spërkalat dhe kontakti i afërt me të infektuarit.

    Për këtë ekspertët shëndetësorë po bëjnë thirrje për respektim të distancës sociale fizike, si dhe ajrosjen e ambientit të mbyllur ku qëndrojmë dhe pastrimin e shpeshtë të duarve, transmeton Telegrafi.

    Në anën tjetër kemi pajisje të ndryshme me të cilat po punon bota, që kur shumë kompani kanë mbyllur zyrat dhe punët po i vazhdojnë nga shtëpia. E pasi që laptopi dhe kompjuteri “desktop” është pjesë e pashmangshme e punëve – edhe në këtë pajisje elektronike duhet kushtuar vëmendje e madhe.

    Të mirëmbahet – pra të pastrohet dhe grimcat e ushqimeve që mund t’i kemi konsumuar derisa kemi punuar duhet patjetër t’i largojmë, përndryshe rrezikohemi nga sëmundje të ndryshme përveç coronavirusit.

    Më poshtë ju sjellim një video nga ekspertë të fushës së teknologjisë që tregojnë në detaje sesi duhet pastruar tastiera e kompjuterit desktop apo laptopit – për të shmangur çfarëdo infeksioni. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    13 January 2025
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark