×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Si të raportoni videot në YouTube që janë të papërshtatshme

    Insajderi
    25 September 2019 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rregullat në YouTube nuk janë aq të rrepta, megjithatë krijuesit kanë caktuar disa rregulla që duhet ndjekur.

    Nëse e shihni ndonjë video në këtë platformë, që është e papërshtatshme, ilegale, përmban gjuhë të urrejtjes, pornografi, shpifje apo thyen rregullat në ndonjë mënyrë tjetër, ju duhet ta raportoni.

    Ju do të mbeteni anonim, derisa një grup moderatorësh në YouTube do ta shqyrtojnë përmbajtjen e saj.

    Kur raporti të pranohet, kushdo që e ka postuar atë video, do të njoftohet se ai material është duke u shqyrtuar. Llogaritë që vazhdimisht postojnë video të tilla, YouTube mund t’i largojë në tërësi.

    Mënyra si të raportoni një video në YouTube

    1. Kyçuni në llogarinë tuaj në YouTube, para se të shkoni te video në fjalë.

    2. Klikoni në tri pika poshtë videos, që ndodhen në anën e djathtë dhe shtypni “Report”.

    3. Zgjidhni arsyen kryesore pse po dëshironi të raportoni, nëse është “Spam apo mashtrim”, pastaj caktoni arsyen specifike, nga lista që shfaqet në meny. Nëse ka lidhje fyese në video, klikoni në kutinë që e tregon si të tillë. Klikoni “Next” kura ta keni përfunduar.

    4. Shënoni kohen e duhur kur ndodhet përmbajtja e papërshtatshme dhe shtoni çdo koment që keni për ta mbështetur raportin tuaj, që t’ju tregoni moderatorëve për çfarë duhet të shikojnë.

    5. Klikoni “Report” për ta konfirmuar raportin, ndërsa lëni moderatorët e YouTube të merren me pjesën tjetër. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark