Nëse dëshironi që të mbeteni anonim në Instagram, veçanërisht kur shikoni ‘story-t’ e të tjerëve, ky tekst është për ju.
Opsioni Stories në Instagram është jashtëzakonisht i popullarizuar në platformën sociale sepse përdoruesit mund të postojnë foto dhe video që zhduken pas 24 orësh.
Por si të veproni kur doni të hapni ‘story-n’ e një personi që nuk e ndiqni dhe nuk dëshironi që emri juaj të shfaqet në listën e emrave që e kanë parë postimin? Ka një zgjidhje të thjeshtë për këtë.
Hapni Instagramin në mënyrë që aplikacioni të përditësojë story-t më të fundit.
Më pas, shkoni te paneli i njoftimeve dhe aktivizoni “Airplane Mode”.
Më pas mund t’i shikoni në mënyrë të sigurt të gjitha storie-t në mënyrë anonime.