Si tentoi Arilena ta bindë ish-deputetin të mos i padisë? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si tentoi Arilena ta bindë ish-deputetin të mos i padisë?

    Insajderi
    27 April 2022 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen që lamë pas nisi spektakli investigativ “Piranjat” në ABC.

    Formati pati disa hulumtime por edhe një kamerë të fshehtë me ish-deputetin Kujtim Gjuzi.

    Ai për afro dy javë u vu në lojë nga ekipi i emisionit se gjoja do të jetë drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar.

    Kamera e fshehtë përfshinte disa takime, filmime për një periudhë 15 ditore deri kur Gjuzit në korridoret e RTSH iu përplas e realiteti se ishte vënë në lajthitje dhe në gjithë gjënë s’kishte asgjë të vërtetë.

    Ish-deputeti ka paralajmëruar padi në një postim të gjatë në Facebook, ku ishte përfshirë edhe moderatorja Arilena Ara për t’i mbushur mendjen për të kundërtën.

    Në reagimin e tij, mes tjerash ai shprehet:

    “Pas telefonatës së zonjushës Arilena Ara të shtunën dhe telefonatës nga Drejtori i programit të ABC Arjan Shkëmbi të hënën 25 prill 2022, më kanë kontaktuar që të gjenim zgjidhje paqësore për këtë mashtrim të fëlliqur. Zoti Arjan Shkëmbi pasi nuk u bind nga unë se ishin në shkelje ligjore të dy jemi drejtuar në komisariatin nr. 2 të policisë së shtetit.”

    Në bisedime ishte përfshirë edhe aktori Florjan Binaj i cili gjithashtu është në rolin e prezantuesit krah Arilenës por pa sukses


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark