×
  • Lajme
  • Lajme

    Si tentuan një grua dhe tre burra ta shishnin parcelën në vlerë 250 mijë euroshe me dokumente të falsifikaura?

    Insajderi
    02 November 2024 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës dje ka arrestuanr tre persona të dyshuar për mashtrim me prona.

    Policia ka bërë me dije se tre burra dhe një grua kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro.

    Një prej të dyshuarve ndodhet në arrati, e tre të tjerët janë dërguar në mbajtje.

    “Gjilan  19.09.2024, NN. Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark