Si u bë Panamaja parajsë për fshehjen e parave? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si u bë Panamaja parajsë për fshehjen e parave?

    Insajderi
    05 April 2016 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një studimi norvegjez të vitit 2013, qysh prej vitit 1919, Panamaja si strehë e fshehjes së taksave.
    Në atë kohë kishte filluar t’i regjistrojë anijet që vinin nga vendet e huaja për të ndihmuar gjigantin e naftës Standard Oil, kjo ndodhte që ti shmangeshin ligjeve dhe taksave të SHBA. Udhëheqësit e gjigantit të naftës për t’u shmangur pagave të larta dhe ligjeve që i kishte bërë SHBA.

    Ndër kërkesat e tjera të regjistrimit panamez në këtë kohë ishte se anijet e pasagjerëve amerikanë ishin në gjendje ti shërbejnë alkool  klientëve të tyre gjatë ndalimit pa thyer ligjin.

    Brenda pak vitesh, Panamaja në  pa mundësi për të zgjeruar parimet që kishte aplikuar deri më tani, nuk mundte që ti kërkoj anijeve që zbarkonin në vend prejardhjen e financave, pasi që ato ishin mësuar duke mos e deklaruar. Kështu shkoi për dekada me radhë deri kur Panamaja vendosi që të kërkojë që mos të pranoj asgjë pa deklarime përmes detit. Kështu ne vitin 1970  u ngritën përfitimet nga zbarkimet e anijeve me naftë në vend, por edhe çmimi i naftës u ngritë.

    Çka ndodhi pas kësaj?

    Panama pati  miratuar ligje duke krijuar sekretin financiar të korporatave dhe bizneseve individuale. Ligjet e rrepta të konfidencialitetit dhe rregulloret janë vënë në vend, me dënime të rënda ndaj civileve , për vepra penale dhe  për shkelje. Emrat e aksionarëve të korporatave nuk janë të detyruar të regjistrohen publikisht.
    Vendi gjithashtu ka ligje të rrepta sekretit bankar. Institucionet financiare janë të ndaluara të dhënë informacion në lidhje me llogaritë bankare ose mbajtësit e llogarive. Përjashtimi i vetëm është raportuar të jetë një mënyrë e veçantë me një gjykatës panamez në lidhje me hetimet ndaj terrorizmit, drogës-trafikimin apo vepra të tjera të rënda (duke mos përfshirë evazion fiskal). Nga viti 1982, mbi 100 banka ndërkombëtare kanë hapur zyrat e tyre në Panama.

    Rezultatet e gjithë këtij procesi?

    Këto ligja janë tërhequr në vijë të gjatë, shumë njerëz me famë  përdoren Panamanë për të fshehur pasurinë e tyre të vjedhur. Ferdinand Marcos, Baby Doc, Duvalier, dhe Augusto Pinochet.
    Kur Manuel Noriega mori pushtetin në vitin 1983, ai në thelb pati shtetëzuar biznesin e pastrimit të parave, duke bashkëpunuar me kartelin e drogës Medellin, dhe duke i dhënë liri të lëvizjes që të veprojë në vend.

    Çfarë e bën Panamanë më ndryshe nga strehë  të tjera tatimore sot?

    “Nuk ka gjë të tillë si një strehë e mirë e taksave”, tha Jolyon Maugham, i cili është një avokat i specializuar në tatim, përcjellë BBC.

    “Ata nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të ekonomisë ë globale … Dhe ajo që është e vërtetë në përgjithësi është sigurisht e vërtetë e Panamasë.

    “Ju shkoni në Panama, në një kohë  të shkurtër,  pavarësisht nga të metat e saj të mëdhaja, ju e vlerësoni këtë gjë, pasi që ju përfitoni nga kjo e metë”, tha MR Maugham.

    Pascal Saint-Amans, drejtor i qendrës të OECD-së për politikën e taksave, është cituar të ketë thënë: “Nga pikëpamja e reputacionit, Panama është ende i vetmi vend ku njerëzit ende besojnë se ata mund të fshehin paratë e tyre.”

    Pas zbulimeve të  dokumenteve nga  Mossack Fonseca, Presidenti i Panamasë Juan Carlos Varela, tha se qeveria e tij do të ketë zero tolerancë  për aktivitete të paligjshme financiare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark