A ju kujtohet Nazim Bllaca. 13 raste- vrasje, plagesa, atentate… rrahje brutale. Ai ishte bërë i famshëm si agjent i vet-shpallur i ShIK-ut, por në fakt ai njihej më shumë si ndërmjetës tokash. Denoncimi i tij kishte çuar në hetime të mëdha që i bëri EULEX-i, e i trashëgoi Prokuroria Speciale e Kosovës që njihet si rasti Toka 1 deri në 3.
Disa janë mbyllur. Disa të akuzuar kanë vdekur gjatë procesit. Disa janë liruar. Do mbesin ende në proces.
Krejt këto dallavere me toka silleshin rreth ndërmarrjeve publike e në veçanti pronave që gjenden në Çagllavicë. Aq sa personazhi kryesor i këtyre proceseve, Azem Syla nga Komandant i UÇK-së nisi te quhej Komandanti i Çagllavicës.
Vitet kanë kaluar, por jo edhe apetiti i tregtareve të tokave, e në veçanti i atyre që dyshohen për dallavere me tokë që ti kthen edhe një herë Çagllavicës.
Gjatë këtij viti Gazeta Insajderi ka kryer një hulumtim disa mujor në veçanti për një tokë prej 3 hektarësh në Çagllavicë e që besohet se i takonte dikur Radiotelevizionit të Prishtinës.
Ama, kjo nuk është histori e moçme. Vendimet që dyshohet se janë fals, blerjet e shitjet krejt kanë ndodhur brenda vitit 2022 e 2023.
Kjo pronë vlerësohet se krijon një profit financiar hiç më pak se sa 12 milionë euro.
Deri tash Prokuroria po dyshohen se grupi që e mori përsipër përdorimin e dokumenteve të falsifikuar, deri tash ka përfituar afro 2 milionë euro.
Por, çka ka gjetur deri tash, dhe çka ka raportuar Insajderi?
Krejt hulumtimi nisi kur Insajderi e siguroi një raport që ishte deponuar në Prokurorinë Speciale. Ai ishte bërë nga Policia e dokumentet ishin të Njësisë së Intelegjncës Financiare. Aty ngritën dyshime serioze se si për një kohë të shkurtër u bënë qarkullime të mëdha financiare në një xhirollogari të vetme, ku futeshin qindra mijëra-euro, e nxirreshin tjera. E krejt këto lëvizje bëheshin për pronën që dikur besohet se i takonte RTP-së.
Dokumente, mbi të cilat ka raportuar Insajderi zbulojnë se krejt këto lëvizje me autorizim për i bënte Venhar Hana, një avokat. Venhar Hana dikur ka qenë avokat i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, një institucion për të cilin Insajderi ka publikuar po ashti disa hulumtime e ka nxjerr në publik dokumente të vulosura si konfidenciale që shpalosin afera të mëdha financiare – abuzim sistematik i parave të police-mbajtësve kosovar.
Per më shumë detaje, ndiqeni videon: