Si u deklasuan partitë e dalura nga UÇK-ja dhe si u fuqizua Vetëvendosja, kush ia dha fitoren Kurtit? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Si u deklasuan partitë e dalura nga UÇK-ja dhe si u fuqizua Vetëvendosja, kush ia dha fitoren Kurtit?

    Insajderi
    13 October 2019 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë e  dalura nga lufta pësuan deklasim në zgjedhjet e parakohshme që u mabjtën me 6 tetor të këtij viti.

    PDK dhe AAK që njihen partitë të dalura të luftës do të jenë tashmë opozitë në Kosovë pas kaq kohësh dhe vitesh qeverisjeje.

    Pas plotë 12 vitësh në ulëset e mesme të Kuvendit, PDK-ja dikur e Hashim Thaçit, e me vonë e Kadri Veselit, do të kalojë në opozitë pasi në zgjedhjet e parakohshme dolën në vendin e tretë.

    Kreut të PDK-së, Kadri Veselit, nuk i ka kryer punë as pushteti i madh në dorë, as betimi i pabesueshëm se do ta luftojë korrupsionin e nepotizmin, as i ashtuquajturi njeri i Trumpit, e as fytyrat e reja, me të cilat tha se e bëri partinë e tij atraktive për votuesin kosovar.

    Në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në 2017 PDK në një koalicion me AAK-në dhe Nisma arritën të sigurojnë 34,66 % të votave duke lënë të dytën Vetëvendosjen me 26,57% dhe LDK-në me 25,83.

    Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit AAK nuk hyri e vetme në zgjedhjet ajo u bashku më PSD që pas rezultateve vetëm një kandidatet për deputete ka arritur që t’i sigurojë votat për të hyrë në parlament, Natyra Kuçi, kurse AAK me gjithë fushatën e saj për taksës dhe forcimit të shtetit, qytetarët kanë humbur besimin duke e dërguar AAK në  opozitë.

    Për analistin Armend Muja, ndryshimi që erdhi në Kosovë, ku kryesisht partitë me rrënjë nga UÇK-ja dhe parti të tjera si AKR-ja e BehgjetPacollit dhe PSD-ja e ndarë nga Vetëvendosje u ndanë keq me rezultatin dhe duhet të mbesin në opozitë, nuk është veç zhvillim për Kosovën.

    “ Ky ndryshim do të ketë pasoja 10-vjeçare do të ndryshoje politika jo vetëm brenda vendin por në muajt në vazhdim do të ketë pasoja në rajon, do të ketë efekt domino, sepse rajoni do ta vështrojë  këtë shembull pasi Kosova është vendi parë rajonal që e ka bërë ndryshimin e establishmentit një valë e re e demokracine që do të ketë impakt pozitiv”, ka thënë Muja

    Në sondazhet e shumta dhe nga analizat e njohësve të zgjedheve është parashikuar një fitore e Vetëvendosjes në zgjedhjet e parakohshme.

    Analisti, Armend Muja, që ishte marrë vetëm më vëzhgimin e zgjedhjeve ditën kur ato u mbajtën, por i kishte ruajtur të dhënat e ndryshimeve në vullnetin e votuesve për një kohë të gjatë. Ai ka shpjeguar arsyet se pse fitoj partia e Kurtit.

    “ E para ka qenë jetëgjatësia në qeverisje, sa ma gjatë të jesh në qeverisje aq më shumë akumulohen skandalet dhe gabimet dhe krijohet një mase kundër teje, e dyta një precepsion një farë mënyrë luftohet opozita e makinacioneve poltike dhe koalicioneve parazgjedhore dhe e treta është ndryshimi i demografisë”, është shprehur Muja.

    Analisiti Muja thotë se fitorja e Vetëvendosje erdhi edhe si shkak i hyrjes së të rinjve në listave zgjedhore.

    “ Ndryshimi i demografisë nuk është Kosova e paraluftës, ka pas hyrje të të rejave dhe të rinjve që kanë lindur pas luftës, rreth 120 mijë dhe memoria e tyre për luftën”.

    Muja ka cilësuar se nëse LDK dhe PDK- ja nuk do t’i pastronin listat atëhere fitorja e VV-së do të ishte më e thellë.

    “Në kushtet normale do të ishte me e thelle fitoja e VV-së nëse LDK dhe PDK nuk do të kishin pastru listat “ , ka shtuar Muja.

    Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave.

    InDoks në këtë emision ka realizuar një profil të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti që kur ai u shfaq në publik, rrugëtimin e tij në politikë jashtë dhe brenda institucioneve, si dhe zigzaget e tij përgjatëaktivizimit nga një idealistë i pakompromis në një politikan pragmatik makiavelist. Nga tërheqja zvarrë e një lope nga aktivistët e tij, deri te vendosja me zell e kravatës./InsajderiInDoks


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark