“Si u katandisëm kështu?”, Hoti zgjohet të dielen duke numëruar dështime të qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Si u katandisëm kështu?”, Hoti zgjohet të dielen duke numëruar dështime të qeverisë

    Insajderi
    26 March 2023 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e së dieles, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e nisi me një numërin të dështimeve të qeverisë kosovare qysh prej nga fillimi i këtij viti, shkruan Insajderi.

    “- Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.

    – Nga prilli rritet energjia me 15%.

    – Çmimet e konsumit mbesin të larta.

    – Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.

    – Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.

    – Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.

    – Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.

    – Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë”, shkroi Hoti.

    Në dritën e kësaj, ish-kryeministri Hoti konstaton se “Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri”, derisa përfundon me pyetjen “Si u katandisëm kështu?!”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark