×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u “lirua” nga burgu vëllai i burrit të Albulena Haxhiu?!

    Insajderi
    24 July 2024 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po vazhdon me deklarata konspirative, për të cilat ajo po duhet edhe të jap intervistë nga policët hetues.

    Pretendimet e saj që arratisjet e fundit në Kosovë po ndihmohen dhe mundësohen nga Serbia kanë ngjallur jo pak reagime në vend.

    Mirëpo, në kohën sa ajo udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë, e rrjedhimisht me burgjet e Kosovës, kanë ndodhur katër arratisje në vetëm 1 muaj e gjysmë.

    E Haxhiu e ka edhe një rast tjetër.

    Kunati i saj, Hazir Krasniqi ishte privilegjuar në kohën sa ai ishte në burg.

    Hazir Krasniqi ishte transferuar nga burgu i Prishtinës në atë të Smkrekonicës.

    Atje i ishte dhënë leja të punojë jashtë burgut.

    Vendimi për transferimin e tij ishte marrur me 28 korrik të vitit 2022, në kohën kur Haxhiu ishte ministre e Drejtësisë.

    Ai dilte herët në mëngjes nga burgu dhe nuk kthehet deri në mbrëmje shumë vonë.

    Por për cka ishte dënuar kunati i ministres.

    Vëllai i Alban Krasniqit u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark