
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fatmir Shehollit për veprën penale të “spiunazhit”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimic.
Si u takua Sheholli me të dërguarin e BIA-s në Mitrovicë?
Sipas prokurorisë, me udhëzime të BIA-s Sheholli ka mbledhur dhe publikuar edhe informacione në media online.
Në kërkesën për paraburgim thuhet se Sheholli ka shkuar me gruan e tij me veturë në Mitrovicën e Veriut ku kanë pranuar materiale – audio dhe transkripte të bisedave të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të të hollave si shpërblim.
“Është vërtetuar se me datën 26.09 2025, rreth orës 14:00, sipas udhëzimeve dhe planit operativ të përgatitur nga zyrtari i kartë i BIA-se, Bojan Dimiq, i pandehuri Sheholli, së bashku me bashkëshorten dhe veturën e tij, të tipit audi, kanë shkuar në Mitrovicën e Veriut dhe kur kanë arritur në parkingun e shkollës teknike, nga një person i panjohur deri më tani, ka pranuar materiale – audio dhe transkripte të bisedave të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat materiale pastaj janë publikuar në media online në Kosovë”, thuhet më tej në kërkesën e publikuar nga koha.net.
Sheholli thuhet se ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.
Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.
Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.
Me këto veprime Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh” nga neni 124 par. 3 të KPRK-s.ë
Ndërsa, sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës me 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve ellektronike, dokumentacion dhe sende të tjera të cilat do të dërgohen në ekzamini.