Si u bë Turqia cak i Shtetit Islamik? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si u bë Turqia cak i Shtetit Islamik?

    Insajderi
    01 July 2016 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë pas sulmit në aeroportin e Stambollit, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të.  Por, Shteti Islamik – që dyshohet se ka kryer këtë sulm – asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Turqi.

    Edhe Qeveria e Turqisë por edhe CIA besojnë se ka shenja që tregojnë se Shteti Islamik kreu sulmin në aeroportin e tretë më të frekuentuar në Stamboll.

    Në anën tjetër, militantët kurd kanë marrë përgjegjësi për akte të tjera terroriste që si cak kanë pasur organe shtetërore – vetura policore e ndërtesa të ushtrisë, shkruan BBC.

    Gjatë vitit të fundit, Turqia ka qenë cak i një numri sulmesh me bomba në mbarë vendin.

    Në një fjalim të kohëve të fundit, një person që supozohet se luan rolin e zëdhënësit të organizatës, ka paralajmëruar sulme gjatë muajit të Ramazanit, e që është tani, njofton Insajderi.

    Dhe e dita e marte kur ndodhi sulmi shënon dy vjetorin që kur Shteti Islamik deklaroi “kalifatin”.

    Gjashtë sulme të mëdha të ISIS-it në 12 muajt e fundit.  Çfarë po ndodh më vendin që dikur konsiderohej i sigurt dhe stabil?

    Përgjigja e kësaj pyetje varet edhe prej krahut politik të cilin njerëzit e përkrahin.

    Për përkrahësit e presidentit Recep Tayyip Erdogan, kjo është një hakmarrje ndaj Turqisë për luftën kundër terrorizmit.

    “Perëndimi na ka lënë të vetmuar në luftën kundër Shtetit Islamik,” ka thënë Erdogan muajin e kaluar.

    “Dhe askush nga ata të cilët po thonë se po e luftojnë këtë organizatë nuk i ka bërë ata të vuajnë ose të paguajnë çmimin ashtu siç i ka detyruar Turqia.”

    Turkish soldiers stand guard as a Syrian refugee boy waits behind the border fences to cross into Turkey on the Turkish-Syrian border on 5 June

    Ai dhe qeveria turke kanë thënë se ISIS dhe militantët kurd po bashkëpunojnë të destabilizojnë Turqinë, por kjo është e vështirë të mendohet marrë parasysh urrejtjen mes dy palëve.

    Por, për kritikët e presidentit Erdogan, 12 muaj e fundit kanë treguar dështim në funksionimin e inteligjencës dhe dështim të politikave.

    Grupe të ISIS-it në Turqi, sidomos në qytetin jugor të Adyiaman, janë lejuar të kryejnë nj numër sulmesh.

    Kjo tregon se Turqia në fakt ka qenë e ngadaltë për tu ballafaquar me kërcënimin e ISIS-it.

    Në vitet e para të luftës në Siri, kufiri mes Turqisë dhe Sirisë ka qenë disi lehtë i kalueshëm, duke lejuar xhihadistët dhe armët të kalojnë në të dy anët e kufirit, deri sa presioni prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera u rrit dhe Turqia u detyrua të marrë masa shtrënguese.

    Po ashtu, është e qartë që prej kur Turqia u bë më aktive në luftën kundër ISIS-it, ajo ka qenë më vulnerabël ndaj sulmeve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark