Dy persona të cilët janë përfshirë në një sherr në Tiranë, janë proceduar penalisht nga policia, pasi kanë dhënë dëshmi të rreme për ngjarjen.
Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari me iniciale R.Sh. ka telefonuar policinë dhe ka raportuar se e kanë grabitur.
Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, ai ka ndryshuar deklarimin dhe ka thënë se ka harruar telefonin në një vend tjetër.
Më pas ai thotë se e ka sulmuar dhe e ka goditur një person i armatosur. Por pasi panë kamerat e sigurisë, rezultoi se 31-vjeçari ishte përfshirë në një konflikt fizik me një 33-vjeçar me iniciale M.H.
Ky i fundit nuk ka qenë i armatosur dhe nuk ka përdorur armë apo sende të tjera të forta. Policia nisi procedimin penal për të dy, teksa po punon për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. Sh., 31 vjeç dhe M. H., 33 vjeç, të dy për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.