×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si vendimi historik i Google mund të dëmtojë të ardhurat e Apple

    Insajderi
    07 August 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi historik i Gjykatës Federale të SHBA-së për Google ndikon drejtpërdrejt  në Apple. Kjo sepse vendimit, Google është një monopol i paligjshëm i motorëve të kërkimit përqendrohet kryesisht në marrëveshjet që Google ka bërë me prodhuesit e pajisjeve për të qenë motori i tyre i paracaktuar i kërkimit.

    Marrëveshja më e madhe përfshin gjigantin e smartfonëve Apple, pasi Google i paguan dhjetëra miliarda dollarë në vit, 20 miliardë dollarë vetëm në vitin 2022 – për të qenë motori i paracaktuar i kërkimit për iPhone.

    Vendimi i gjyqtarit, i cili konkludon se këto praktika dëmtojnë konkurrencën, nuk përfshin dëme. Ndërkohë Google ka bërë të ditur se do të apelojë pavarësisht masës së dëmshpërblimit.

    Por nëse vendimi mbahet në fuqi dhe kërkon që Google të ndalojë së bërë marrëveshje ekskluzive për motorin e tij të kërkimit me kompani të tjera, atëherë një pjesë shumë fitimprurëse e operacioneve të vetë Apple do të rrezikohet

    “Ndërsa ky proces vazhdon, ne do të mbetemi të fokusuar në prodhimin e produkteve që njerëzit i konsiderojnë të dobishme dhe të lehta për t’u përdorur”, tha Kent Walker, presidenti i Google për çështjet globale, në një deklaratë.

    Apple është gjithashtu një gjigant teknologjik,  me një qarkullim prej rreth 400 miliardë vitin e kaluar që do të thotë se edhe humbja e një marrëveshjeje prej 20 miliardë dollarësh nuk do të ndikojë shumë.

    Dhe ky numër me siguri nuk do të bjerë në zero. Pavarësisht nëse Google zëvendësohet nga një motor kërkimi konkurrues si Bing, ose vazhdon të punojë me Apple në kushte të tjera, Apple sigurisht që do të vazhdojë të fitojë para.

    Nga ana tjetër, marrëveshja ekzistuese e Google me Apple është kyçe për sektorin e “shërbimeve” të gjigantit amerikan. Në fund të fundit, për Apple, rritja e marzhit të fitimit është kritike për rritjen e saj në një kohë kur shitjet e iPhone janë në disa raste në rënie.

    Në rezultatet e fundit tremujore, fitimet e saj në harduer u rritën me 1 miliard dollarë dhe shërbimet me 3 miliardë dollarë.

    Që do të thotë se çdo gjë që ndikon në shërbimet e saj është shkak për shqetësim për menaxhimin e Apple.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark