Si Vjollca Hoxha u bë ortake dhe mori miliona euro nga afera e shekullit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si Vjollca Hoxha u bë ortake dhe mori miliona euro nga afera e shekullit

    Insajderi
    13 May 2022 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koncesioni i inceneratorëve, më i akuzuari në këto 30 vite demokraci, i cili sipas përllogaritjeve të ekspertëve pritet që xhepave të taksapaguesve shqiptarë t’iu kushtojë deri në 600 milionë euro, ka edhe avokatët e tij mediatikë.

    CNA.al nga burime ekskluzive ka mundur të sigurojë të dhënat që tregojnë se media, gazetarë, televizione e deri dhe portale periferike kanë marrë pagesa nga inceneratorët. Para këto të justifikuara si “reklamë”. Por, çfarë reklamon një landfill dhe pse duhet të reklamojë një kompani monopol, kësaj pyetje duhet ti përgjigjen para drejtësisë.

    Mes mediave që ditë e natë ka bërë avokatinë publike të inceneratorëve, është Televizioni Kombëtar Top Channel, ku Vjollca Hoxha është aksionere dhe administratore.

    Jo vetëm Top Channel, por edhe gazeta e falimentuar e Vjollca Hoxhës, e kthyer online, i ka shërbyer propagandës së inceneratorëve.

    Me paratë e taksave të shqiptarëve janë bërë inceneratorë, me këto para janë paguar dhe blerë media, për të reklamuar korrupsionin, aferat të cilat tashmë janë përballë drejtësisë.

    Pronarët e inceneratorëve, tashmë të shpallur në kërkim, turpësisht ju bashkuan ekranit më të madh të shqiptarëve, jo vetëm me propagandën në këtë ekran, por edhe në ortakëri.

    Janë dy kompani, ku Vjollca Hoxha del në ortakëri me pronarët e inceneratorëve.

    Së pari është Em Capital Group, me aksionerë pronarët e inceneratorëve, e cila ka blerë Valtelina Kafe, që “rastësisht” ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

    Më tej, është një tjetër kompani, KUDO PAY, ku Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja, janë aksionere.

    SPAK ende nuk ka folur për ortakëritë dhe avokatitë mediatike të inceneratorëve.

    Janë paguar para, miliona për Top Channel, nga inceneratorët, nga ortakët e tyre, nga kompanitë zinxhir. Këto tashmë nuk kanë asnjë diskutim. Ngelet për tu parë, sa kohë do ta shtyjë zullumin ky televizion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark