Në Vraniq të Suharekës, qytetarët që nuk arritën të hyjnë në sallë e dëgjuan nga jashtë kandidatin për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku publikoi pamje në të cilat shihen qytetarët jashtë sallës.
“Kështu na pritën aty! E paparë. S’ka më asnjë dilemë, LDK dhe populli janë tashmë një!” shkroi ai në Facebook.
Abdixhiku gjithashtu shtoi se “Kryengritja e djathtë kombëtare po ndodhë! Në çdo fshat, në çdo lagje, gjithandej në Kosovë! Ju faleminderit! Fitorja është afër!”.