Si zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit?

    Insajderi
    26 August 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Jakaj i IKD-së ka sqaruar procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, proces i cili pritet të ndodh pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Sqarimi:

    Si duhet të ndjeket procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve pas disa minutave?

    Kryetari i Kuvendit kërkon nga tri subjektet më të mëdha parlamentare (LVV, PDK, LDK) të propozojnë nga një kandidat/e për nënkryetar/e, ndërsa kandidati i LVV-së duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.

    Nënkryetarët e tre partive votohen në pako.

    Kryhet kjo procedurë dhe vazhdojmë me votimin e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

    Deputetët e komunitetit serb propozojnë një kandidat për nënkryetar, ashtu si edhe deputetët e komuniteteve tjera joshumicë, të cilët më pas zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

    Propozimet bëhen me shkrim, ndërsa nëse nuk ka propozime, kandidatët përcaktohen me short në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse, nën administrimin e Kryetarit të Kuvendit.

    Nënkryetarët e dy komuniteteve votohen në pako.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark