Siguria e aeroplanmbajtëses Britanike Mbretëresha Elizabet “në dorë” të Windows XP-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Siguria e aeroplanmbajtëses Britanike Mbretëresha Elizabet “në dorë” të Windows XP-së

    Insajderi
    05 July 2017 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e fundit qarkulluan zëra se aeroplanmbajtësja Britanike HMS Mbretëresha Elizabet rrezikohet nga sulme kibernetike si rezultat i përdorimit të Microsoft Windows XP.

    Aeroplanmbajtësja 3.5 miliard dollarëshe funksionon me të njëjtin softuer i cili ekspozoi mijëra kompjutera në mbarë botën gjatë sulmit WannaCry.

    Raportohet se ekranet brenda mjetit lundrues shfaqën Microsoft Windows XP – copyright 1985 deri 2001. Megjithatë Sekretari Britanik i Mbrojtjes shprehej se sistemet e anijeve janë të sigurta nga.

    Muajin e kaluar 300,000 kompjutera në 150 vende të botës u prekën nga WannaCry. Windows XP nuk mbështet më nga Microsoft, të paktën që nga Prilli i 2014-ës, që do thotë se nuk merr më përditësime sigurie për hakimet e reja që zbulohen.

    Sistemet kompjuterike të anijes 65,000 tonëshe pritet të përditësohen vetëm dekadën e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark