Sigurimi i Hagës që e ruajtën me masa të rrepta Thaçin gjatë vizitës në QKUK, u shfaqën me maska të çuditshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sigurimi i Hagës që e ruajtën me masa të rrepta Thaçin gjatë vizitës në QKUK, u shfaqën me maska të çuditshme

    Insajderi
    14 March 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka vizituar babain e tij në Hagë. Kjo vizitë është pranuar pas disa refuzimesh të Hagës dhe pas ankesave të shumta se Thaçit po i shkelen të drejtat njerëzore.

    Gjatë kësaj vizite dhe qëndrimit në QKUK deri në momentin kur ka dalë për t’u larguar nga oborri i spitalit, Thaçi është ruajtur me masa të rrepta sigurie.

    Personat e sigurimit të Hagës të veshur me disa maska të çuditshme që shkonin nga pjesa e qafës e deri tek sytë, e kanë ruajtur rreptësisht Thaçin.

    Një prej mjekëve që e ka përqafuar dhe që Thaçi i ka thënë disa fjalë tek shkallët dalëse, i është tërhequr vërejtja nga të njëjtit, derisa njëri prej tyre është rikthyer dhe ka shkëmbyer edhe disa fjalë me mjekun në fjalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark