Sigurimi i Messit "suspendohet" nga puna, e pëson keq lojtari - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Sigurimi i Messit “suspendohet” nga puna, e pëson keq lojtari

    Insajderi
    04 April 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Yassine Cheuko, sigurimi i Lionel Messi zyrtarisht nuk do të lejohet të futet në fushë për ta mbrojtur yllin argjentinas.

    MLS-ja mori një vendim ditë më parë, që sigurimi privat i lojtarit të Inter Miamit nuk do ta ketë më të drejtën të futet në fushë.

    Dhe ky vendim menjëherë pati ndikim te Lionel Messi.

    Shumë tifozë tentuan të futeshin në fushë në ndeshjen e fundit të Inter Miamit për të bërë foto me fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën.

    Edhe Cheuko gjatë një interviste kishte thënë se problemi më i madh qëndron te tifozët dhe jo te ai, pasi vetëm në Amerikë po ndodhin me numër të madh futjet e tifozëve në fushë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark