“Sigurimi në koncert më shumë kontrolloi për pije alkoolike sesa për bomba” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Sigurimi në koncert më shumë kontrolloi për pije alkoolike sesa për bomba”

    Insajderi
    23 May 2017 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas policisë britanike, personi që kreu shpërthimin në koncertin e Mançesterit, ishte nisur për të vrarë sa më shumë spektatorë që të ishte e mundur.

    Pajisja shpërthyese ishte një bombë e ndërtuar me gozhdë, ciflat e të cilave u përhapën në një rreze të gjerë.

    Eksperti britanik i sigurisë, Will Geddes, u tha gazetarëve se pajisja shpërthyese duket të ishte e tillë që të shkaktonte sa më shumë viktima. “Kur shpërthen një bombë, tha ai, dëmi më i madh shkaktohet nga ciflat që përhapen dhe kjo është arsyeja se pse terroristët përdorin shpesh çanta të mbushura me kushineta”.

    Dëshmitarët thanë se vendi pranë shpërthimit ishte e mbushur me bulona të dimensioneve të ndryshme dhe ekipet e ndihmës mjeksore konfirmuan se plagët më të shumta ishin shkaktuar nga ciflat metalike.

    Kritikët u bënë jehonë pohimeve të disa fansave se Masat e sigurisë në koncert ishin të dobëta. Sipas tyre, rojet në hyrje të koncertit ishin më të preokupuar se mos fansat kishin me vete pije alkoholike në vend të ujit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark